Gjiganti anglez dëshiron ta përforcojë repartin e sulmit, dhe tanimë e ka identifikuar profilin e lojtarit të cilin dëshiron ta transferojë.
Liverpooli dëshiron që ta transferojë sulmuesin e krahut të Villarrealit, Arnaut Danjuma, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, në “Here We Go Podcast”.
“Të Kuqtë” po synojnë që ta sjellin 26-vjeçarin në “Anfield” këtë afat kalimtar të transferimeve në janar, si zëvendësues të Mohamed Salah dhe Sadio Mane, ku këta dy të fundit do të largohen drejt Kupës së Afrikës.
Danjuma iu bashkua këtë verë Villarrealit nga skuadra e Bournemouth, dhe që nga ajo kohë ka bërë 11 paraqitje në La Liga, duke regjistruar pesë gola për skuadrën spanjolle.