Real Madrid mund të ketë një mundësi të vetme për të transferuar mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, gjatë kësaj vere.
Xabi Alonso ka sjellë tre mbrojtës të rinj në “Santiago Bernabeu”, si pjesë e një prapavije të re, përfshirë edhe Trent Alexander-Arnold, ish-bashkëlojtarin e Konates te Liverpooli.
Interesimi për mbrojtësin francez daton që nga muaji korrik, mes zërave se nuk është i gatshëm të nënshkruajë një zgjatje kontrate në “Anfield”.
Konate ka qenë në bisedime për kontratën me Liverpoolin që nga fillimi i vitit 2025, pasi marrëveshja aktuale skadon në fund të sezonit 2025/2026.
Drejtuesit e klubit anglez duan përgjigje përfundimtare para fundit të gushtit. Liverpooli do të shmangë një situatë ku Konate largohet si lojtar i lirë më 2026, por kjo është strategjia e Real Madridit për të.
“Los Blancos” mbeten të pakënaqur me faktin që iu desh të paguanin një tarifë transferimi për të liruar Alexander-Arnold nga javët e fundit të kontratës së tij, pasi ishin të bindur se do ta transferonin atë si lojtar të lirë. Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, kampionët e Anglisë kanë caktuar çmimin për Konaten, pasi nuk pranuan kërkesat e tij për pagë më të lartë.
Liverpooli ka bërë të ditur se do dëgjojë ofertat që sillen 35 milionë euro në ditët e fundit të afatit, ndërkohë Real Madrid ka vendosur tavan prej 21 milionë eurosh, larg kërkesës së “Të Kuqve”. Madrilenët mund të presin deri verën e ardhshme, duke shpresuar që ndonjë klub tjetër të mos paraqesë ndonjë ofertë zyrtare për Konaten në ndërkohë.