Liverpooli është ndër klubet që pritet t’i prishë plane Barcelonës për ta transferuar Memphis Depayn, raporton të enjten “Marca”.
Sulmuesi i Lyonit ka qenë prej kohësh shënjestër e Barcelonës dhe në veçanti trajnerit Ronald Koeman.
Por, të drejtuarit e Jurgen Kloppit pritet t’i bëjnë ofertë zyrtare së shpejti Lyonit për Depayn.
27-vjeçari holandez me Lyonin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, ndërsa deri tash në 31 paraqitje ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar nëntë herë.