Në kërkimin e një sulmuesi që tani duket si prioritet këtë verë, disa gazetarë nga Merseyside kanë raportuar se Liverpooli është i gatshëm për të thyer rekordin e tyre të transferimeve për të transferuar Darwin Nunez.
Nunez, sulmues i Benficas është shfaqur si një objektiv këtë verë, me interesin e “Të Kuqve” që është konfirmuar nga një numër mediash angleze dhe portugeze gjatë javëve të fundit.
Klubi portugez kishte bërë të qartë që nuk do ta lejonte yllin uruguaian të largohet pa një dëmshpërblim në regjionin e 80 milionë eurove, gjë kjo që e kishte lënë Liverpoolin duke hezituar për ta transferuar atë.
Por, tani siç raportohet nga gazetari i njohur Dominic King, krerët e Liverpoolit janë të gatshëm që të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve, dhe më e rëndësishmja, Nunez e pëlqen kalimin në “Anfield Road”.
Interesi i Liverpoolit vjen si pasojë e dëshirës së Sadio Mane për një aventurë të re, dhe ndërsa Bayern Munich dëshiron ta transferojë yllin senegalez, ata do të duhet të paraqesin një ofertë që është e denjë për ta tërhequr vëmendjen e gjigantit anglez.
Këto raporte nga gazetarët e Merseyside vijnë pasi gazeta portugeze “Record” pretendoi se Liverpool tashmë ka paraqitur një ofertë prej 99 milionë eurosh për Nunez, i cili është akorduar me një kalim në “Anfield”.