UBT News

Liverpooli e konfirmon, largohet Carvalho

Gjiganti anglez, Liverpool e ka konfirmuar se mesfushori Fabio Carvalho i është bashkuar RB Leipzigut në një marrëveshje në formë huazimi.

Carvalho transferohet te RB Leipzigu në formë të huazimit, ku tërë sezonin 2023/24 do ta kalojë me skuadrën gjermane.

Carvalho iu bashkua Liverpoolit nga Fulhami verën e kaluar, dhe shënoi tre gola në 21 paraqitje në sezonin debutues me “Të Kuqtë”.

Tani, Carvalho do e vazhdojë ngritjen si futbollist dhe marrjen e eksperiencës së nevojshme në Gjermani me Leipzigun.

Exit mobile version