Tanimë është zyrtare, ku Liverpooli dhe Bayern Munich e kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur për yllin senegalez, Sadio Mane.
Mane largohet nga Liverpooli dhe i bashkohet Bundesligas pas gjashtë sezoneve përplot me sukses te gjiganti anglez.
Ai largohet nga “Anfield” duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm si Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Super Kupën e Evropës, FA Cup dhe Carabao Cup.
Nga 269 paraqitjet e tij për klubin, Mane shënoi 120 gola, 38 asistime dhe buzëqeshje dhe kujtime të panumërta.
Ndërkaq, pas konfirmimit të Liverpooli, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bayernit, i cili e prezantoi transferimin e Manes.
Mane ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Bayernin, e cila do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2025.
Konfirmimin e Liverpoolit dhe prezantimin e Bayernit e gjeni më poshtë.
269 games 🏟️
— Liverpool FC (@LFC) June 22, 2022
120 goals ⚽
38 assists 🅰️
Thank you, Sadio ❤ pic.twitter.com/LGnewTBXld
Steht dir gut, Sadio! 🔴⚪ #ServusMané #MiaSanMia pic.twitter.com/dqmg7Ncpmc
— FC Bayern München (@FCBayern) June 22, 2022