Skuadra e Liverpool ka nisur bisedimet për të sjellë në orët e fundit të merkatos në “Anfield” mesfushorin 21-vjeçar danez Mikkel Damsgaard, që luan në Serinë A me Sampdoria.
Lajmin e konfirmoi sot “BBC”, që tha se marrëveshja mund të arrihet para afatit të mbylljes së transferimeve (31 gushti).
Damsgaard u konsiderua si talenti i Euro 2020 me kombëtaren e tij, ku realizoi dy gola. Lojtari kushto rreth 30 milionë euro, shumë që kërkon skuadra e Sampdoria për ta lënë të lirë.
Problem për Liverpool është konkurrenca e madhe për lojtarin, pasi në Premier League e duan edhe Leeds e Aston Villa.
Gjithsesi, Liverpool duket skuadra e vetme e gatshme të investojë 30 milionë euro për lojtarin, “Reds” janë në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese, ndërkohë që këtë verë kanë lëvizur shumë pak në merkato.