UBT News

Liverpooli dërgon në huazim yllin 21-vjeçar

Ylli i Liverpoolit, Fabio Carvalho ka kompletuar sot transferimin e tij në formë huazimi te Hull City. 21-vjeçari do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në Championshipin anglez te Hull City.

Carvalho u rikthye te Liverpooli muajin e kaluar pas një huazimi të shkurtër në Gjermani te RB Leipzig, ku ai bëri 15 paraqitje në pjesën e parë të sezonit 2023/24.

Carvalho iu bashkua Liverpoolit nga Fulhami verën e vitit 2022 dhe ka bërë 21 paraqitje për klubin, duke gjetur golin tri herë.

Hull City, i cili gjithashtu ka në huazim Tyler Morton nga Liverpooli, momentalisht renditet në vendin e shtatë në Championship, dhe i rikthehet aksionit të premten mbrëma kur e presin Norwich Cityn në shtëpi.

Exit mobile version