UBT News

Liverpooli bën ofertën e dytë për Lavian

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Liverpooli i ka dërguar ofertën e dytë Southamptonit për Romeo Lavian.

Liverpooli ka ofruar afro 50 milionë euro dhe afro tre milionë euro të tjera në formë të bonuseve për Lavian.

Liverpooli dëshiron që të arrijë sa më shpejtë marrëveshje, pasi që Chelsea ende është i interesuar në Lavian duke e monitoruar situatën e tij.

Arsenali si duket është tërhequr nga gara pasi që Thomas Partey tani mund të qëndrojë te “Topçinjtë”.

Exit mobile version