UBT News

​Liverpooli, Arsenali, Chelsea e United luajnë sot në Carabao Cup

Carabao Cup i rikthehet sot aksionit me ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 1/8-ës së kësaj gare.

Top skuadrat angleze, Liverpooli, Arsenali, Chelsea e Manchester United do të zhvillojnë ndeshje sot.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm të kësaj gare do të jetë me fillim nga ora 20:30 mes West Hamit dhe Arsenalit.

Ndërkaq, Liverpooli luan si mysafirë e Bournemouthit, kurse Chelsea pret në shtëpi Blackburnin.

Derbi interesant do të jetë me fillim nga ora 21:15, ku Manchester United përballet me skuadrën e Newcastle United.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Carabao Cup e gjeni më poshtë.

20:30 West Ham – Arsenal

20:45 Bournemouth – Liverpool

20:45 Chelsea – Blackburn

20:45 Everton – Burnley

20:45 Ipswich – Fulham

21:15 Manchester United – Newcastle

Exit mobile version