UBT News

Liverpool tregon krahët ndaj Atalantas, i shkakton disfatë në Bergamo të Italisë

Atalanta është mposhtur nga Liverpool, e cila nuk kurseu konkretizimin e golave në këtë takim. Pesë gola i mjaftuan mysafirëve anglezë që të ndalen me kaq dhe të marrin 3 pikë me vete në Angli.

Ylli i këtij takimi ishte Diogo Jota, i cili ka shkëlqyer duke shënuar hat-trick, teksa dy golat tjerë për Liverpoolin i shënuan Mohamed Salah dhe Sadio Mane, në ndeshjen e vlefshme për grupin D, në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët e dominuan këtë takim, duke mbajtur topin në posedim, teksa regjistruan 12 goditje në portën e vendasve. Pas këtij takimi, Liverpool i prin grupit D me 9 pikë, ndjekur nga Ajax në pozitën e dytë me 4, teksa Atalanta pas kësaj humbje, pozicionohet në vendin e 3-të me pikë të barabarta me Ajax.

Në këtë takim nuk kishte minuta për yllin shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri, edhe përkundër faktit se në fundjavë zhvilloi një ndeshje të mirë, duke asistuar për Diogo Jota-n, në golin e dytë dhe vendimtar të fitores, në ligën premier./UBTNews

Exit mobile version