Philippe Coutinho sërish do të mund të prek arkën e skuadrës së Barcelonës. Kjo për shkak se në marrëveshjen e bërë me Liverpoolin, nëse lojtari brazilian do të zhvillojë edhe 14 ndeshje me Barcelonën, atëherë Liverpoolit do t’i takojnë 4.4 milionë funta, në formë të bonuseve.
Coutinho pritej që të mos ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës këtë sezon, pas një sezoni huazimi tek skuadra bavareze, Bayern Munich. Gjërat shkuan ndryshe dhe Ronald Koeman e bindi brazilianin që të qëndrojë tek skuadra blaugranase.
Sipas MIRROR, kjo shumë do t’i takojë Liverpoolit dhe se do të ishte një ndihmesë mjaft e madhe për skuadrën angleze, duke marr parasysh krizën financiare që klubet po përjetojnë si shkak i goditjes nga pandemia COVID-19./UBTNews