E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool ishte në dyshime të mëdha qysh verën e kaluar, kur ai ishte piketuar nga klubi saudit, Al-Ittihad.
Kontrata e tij aktuale me Liverpool skadon në verën e vitit 2025 dhe skuadra e Saudite Pro League pritet të testojë edhe një herë vendosmërinë e ‘Merseysiders’ për ta mbajtur atë.
Në anën tjetër, sipas raportimeve të fundit, thuhet se skuadra nga Anfield është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin 31-vjeçarin dhe thuhet se i ka vënë sytë te egjiptiani i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush.
Teksa sipas mediumit gjerman ‘Bild’, pretendohet se ‘Reds’ kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet fantastike të tij.
Ndërkaq, shifra të cilën skuadra nga Frankfurt ka kërkuar për ta lënë të lirë atë është rreth 50 milion paund.
Kontrata e Marmoush me skuadrën gjermane skadon në verën e vitit 2027 dhe agjenti i tij së fundmi la të kuptohet se ai së shpejti mund të nis një aventurë të re, në një klub të ri.
25-vjeçari egjiptian në këtë sezon, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 33 paraqitjet në të gjitha garat./UBTNews/