Liverpool ka përmbysur Tottenham-in dhe ka avancuar në finalen e Kupës së Ligës. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 4-0, duke përmbysur disavantazhin 1-0 të sfidës së parë.
Liverpool konfirmoi edhe një herë se këtë sezon është pretendent për fitimin e çdo trofeu të mundshëm, jo vetëm në Angli. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot zhvilloi një paraqitje perfekte në “Anfield”, duke shtangur Tottenham-in dhe siguruar një vend në finalen e Kupës së Ligës.
Disavantazhi prej një goli nga ndeshja e parë gjysmëfinale nuk e pengoi Liverpool-in, pasi në sfidën e kthimit realizoi një poker golash për të siguruar kualifikimin.
Fraksioni i parë, ashtu si e gjithë loja, foli për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Cody Gakpo në minutën e 34-të. Në atë moment, gjysmëfinalja ishte në baraspeshë, por ashtu siç ka bërë gjatë gjithë sezonit, Liverpool nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe tre herë në pjesën e dytë. Salah, Szoboszlai dhe Van Dijk ishin autorët e golave që vulosën fitoren 4-0.
Nga ana tjetër, Spurs-at nuk prodhuan asnjë rrezik për kundërshtarin, madje nuk arritën të godasin asnjëherë në portën e Kelleher-it.
Me këtë triumf, Liverpool avancon në finale, ku e pret Neëcastle, skuadër që ende nuk e ka fituar këtë trofe. Ndërkohë, të kuqtë numërojnë plot 10 tituj të Kupës së Ligës. Finalja do të zhvillohet më 16 mars në “Wembley”.