UBT News

Liverpool nuk lejon Salahn ta përfaqësojë Egjiptin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Liverpool informoi Federatën e Egjiptit se nuk do ta lëshojë Mohamed Salahn për turneun olimpik të futbollit në Tokyo 2020.

Sipas kryetarit të Federatës së Egjiptit, Salah dëshironte të përfaqësonte kombin e tij në Tokio këtë verë, por u refuzua leja nga klubi i tij.

“Ne kemi filluar të flasim me ta shumë kohë më parë sepse Salah dëshironte të luante Lojërat Olimpike, por Liverpool ishte i paqartë. E dija që në qershor ata nuk do ta linin të shkonte. Sidoqoftë ne e respektojmë vendimin e tyre”, tha Ahmed Megahed.

Klubet nuk janë të detyruara të lëshojnë lojtarë për turneun olimpik të futbollit, pasi gara nuk njihet zyrtarisht në kalendarin e ndeshjeve të FIFA-s.

Lojërat Olimpike në Tokio zhvillohen nga 22 korrik deri më 7 gusht, një javë para fillimit të Premier Ligës.

Exit mobile version