Liverpool ka marrë një fitore të pastër në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Villarreal.
Ndeshja nisi e balancuar mes dy ekipeve, të cilat pjesën e parë e shfrytëzuan për të studiuar njëra-tjetrën dhe për të mos pësuar gol.
“The Reds” ishin dukshëm më superiore ndaj spanjollëve, pasi e sulmuan disa herë portën e miqve, por pa qenë të saktë para saj.
Goli i parë për djemtë e Klopp erdhi në minutën e 53 të takimit ku një kros i futur në zonë u devijua nga mbrojtësi Estupian dhe më pas përfundoi në rrjetë. Dy minuta më vonë vendasit dyfishuan rezultatin me anë të Mane.
Dy ndeshjet e ardhshme të Champions League do të luhen pas një jave ku do të vuloset dhe finalja e këtij kompeticioni të rëndësishëm për këtë sezon futbollistik.