UBT News

Liverpool-Napoli, formacionet e mundshme

Napoli synon të fitojë ndeshjen e tyre të gjashtë radhazi në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen që pritet të startojnë në sulm kundër Liverpoolit në “Anfield Road”.

“Partenopei” do të fitojnë grupin A edhe me humbje, për sa kohë që ajo humbje nuk është me tre ose më shumë gola. Luciano Spalletti nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, kështu që Kvaratskhelia dhe Osimhen do të fillojnë në sulm.

Amir Rrahmani është lojtari i vetëm i Napolit i lënduar, ndërsa Salvatore Sirigu është në dispozicion.

Liverpooli i Jurgen Klopp është pa Luis Dias, Diogo Jota, Arthur, Matip dhe Naby Keita. Ish-yjet e Romës, Alisson dhe Mohamed Salah do të startojnë për “Reds”.

Ja formacionet e mundshme”

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Konate, Tsimikas; Jones, Fabinho, Henderson; Salah, Firmino, Nunez.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Juan Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Exit mobile version