Liverpool ka mposhtur mbrëmë skuadrën e Arsenalit me rezultat 3-1, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së tretë në Premier League.
Skuadra e Jurgen Klopp tregoi edhe njëherë se është kampion i vërtetë i Anglisë, pas rikthimit të rezultatit qysh në pjesë të parë. Të parët në epërsi dolën skuadra e Arsenalit, përmes Lacazette, mirëpo shumë shpejt Liverpool-i u kundërpërgjigj me Sadio Mane në minutën e 28-të të takimit.
Andreë Robertson në minutën e 34-të kaloi skuadrën e kuqe në epërsi, ndërkaq Diogo Jota, transferi më i ri i skuadrës së Klopp, shënoi në debutim për të rrëmbyer 3 pikë të plota nga ky takim.
Liverpool në tri javët e para ka arketuar tri fitore, teksa Arsenal gjen humbjen e parë në këtë sezon, në Premier League./UBTNews