UBT News

Liverpool me hapa të sigurt drejt titullit, fiton edhe ndaj Newcastle

Liverpooli është në rrugë të duhur për ta fituar titullin e Premierligës. “Reds” shënuan fitore ndaj Newcastle, duke e mposhtur pastër 2:0 në shtëpi, në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.

Szoboszlai kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të, pas asistimit nga Luis Diaz.

E Mac Allister shënoi për 2:0 në minutën e 63-të, i asistuar nga Mohamed Salah.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e parë, 13 më shumë se Arsenali ku kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet i gjashti me 44 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version