Liverpool-i po bën një lëvizje të papritur për të rinovuar kontratën e Mohamed Salah, duke rritur ofertën e tij për t’i mundësuar “Faraonit” të qëndrojë në klub edhe përtej skadimit të kontratës aktuale më 30 qershor 2025. Pas muajsh spekulimesh mbi të ardhmen e tij, Salah tani ka marrë një ofertë më të lartë se çdo ofertë tjetër të mëparshme nga drejtuesit e Liverpool-it, një ofertë që ka krijuar besim se ai mund të qëndrojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin.
Bisedimet mes agjentit të Salah, Rami Abbas, dhe drejtuesve të klubit kanë bërë përparime të rëndësishme, duke shmangur mundësinë që Salah të largohet si lojtar i lirë pas mbylljes së kontratës. Sipas “Daily Mail”, ofertat e mëparshme nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i bindur lojtarin, por oferta aktuale duket se është një hap i rëndësishëm për të arritur një marrëveshje të re.
Një nga faktorët kyç që mund të ndihmojë për këtë rinovim është largimi i afërt i Trent Alexander-Arnold, mbrojtësit të djathtë të Liverpool-it, i cili është shumë pranë një transferimi te Real Madrid. Kjo lëvizje do të ulë ndjeshëm faturën e pagave te Liverpool-i, duke i mundësuar klubit të përmbushë kërkesat financiare të Salah. Aktualisht, Salah merr rreth 1.88 milionë euro bruto në muaj, dhe rinovimi mund të përfshijë një pagë edhe më të lartë, që do të bëjë të mundur që ai të qëndrojë në “Anfield” për një periudhë më të gjatë.
Tifozët e Liverpool-it mund të jenë të qetë, pasi bisedimet duket se po shkojnë në drejtimin e duhur, dhe rinovimi i kontratës së Salah mund të shënojë një moment të rëndësishëm në mbrojtjen e yllit të ekipit për sezonet e ardhshme.