Liverpool mund hidhet në treg për një sulmues të ri të djathtë nëse Mohamed Salah vendos të bëjë lëvizjen në Saudi Pro League këtë verë.
Një nga opsionet mund të jetë Bryan Mbeumo i Brentford, me të cilin “The Reds” mund të nënshkruaj me një çmim të volitshëm këtë verë, në rast se Brentford nuk arrin ta sigurojë një vend në Premier League për sezonin e ardhshëm.
Mirëpo anglezët aktualisht po i japin përparësi kërkimit të një menaxheri pasi Jurgen Klopp njoftoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Në anën tjetër, zëvendësuesi i Klopp do të ketë planet e veta të transferimeve pas mbërritjes së tij në Anfield, megjithëse nënshkrimi i një krahu të djathtë në sulm mund të bëhet një çështje urgjente nëse Salah vendos të largohet për të cilin nuk mungojnë ofertat.
Kamerunasi sezonin e kaluar impresionoi me nëntë gola dhe tetë asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat, kurse këtë sezon ai numëron shtatë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje përpara se të pësonte një dëmtim në kyçin e këmbës në fillim të dhjetorit./UBTNews/