UBT News

Liverpool i interesuar në Benzeman

Gjigandi anglez Liverpool është duke e monitoruar nga afër situatën e sulmuesit francez të Real Madridit Karim Benzema, raporton “El Nacional”.

Spekulohet se “Të Kuqtë” dëshirojnë që ta transferojnë sulmuesin francez, dhe se një ofertë për të mund të bëhet në fund të këtij sezoni.

Benzema pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” nëse Real Madridi arrin ta transferojë Kylian Mbappe verën e ardhshme.

Që prej transferimit të tij nga skuadra e Lyon te Real Madridi, Benzema ka arritur të bëjë 578 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 296 gola dhe 152 asistime.

Exit mobile version