Njëra ishte finale e sezonit 2017/18 e tjetra e sezonit 2019/20, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti anglez, Liverpool do të kërkojë të hakmerret ndaj Real Madridit, për humbjen që ia shkaktoi në finalen e sezonit 2017/18, ku do të ndeshet kundër “Galaktikëve” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, kampioni francez, Paris Saint-Germain ishte në finalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ku u përball kundër Bayern Munich dhe pësoi humbje minimale 1:0. Për këtë gjë, parisienët do të kenë më shumë motiv për të eliminuar “Bavarezët”.
Në ceremoninë që u mbajt sot për shortin e Ligës së Kampionëve, dy nga përballjet më interesante do të jenë mes Real Madrid e Liverpool dhe PSG e Bayern Munich.