Liverpool dështoi që të sigurojë mbrëmë në minutat e fundit të afatit kalimtar të transferimeve shërbimet e mesfushorit të Fulham Fabio Carvalho.
Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, krerët e Liverpoolit janë optimistë që do të gjejnë një zgjidhje me Fulhamin që marrëveshja me Carvalhon të përfundohet në muajin qershor.
“Të Kuqtë” dëshirojnë që të evitojnë gjyqin dhe do të tentojnë përsëri me të njëjtat kushte gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë për të siguruar shërbimet e Carvalhos.
Po ashtu, thuhet se testet mjekësore të lojtarit janë përfunduar dje në Liverpool, dhe se agjenti i Carvalhos dëshiron me çdo kusht që të arrihet marrëveshja në fjalë.