Shteti i Lituanisë ka theksuar se do të ishte gati të kontribuonte me ushtarë dhe pajisje në çdo mision paqeruajtës në territorin e Ukrainës, tha më saktësisht presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda.
“Jemi gati të kontribuojmë me aq ushtarë sa lejon parlamenti për operacionet paqeruajtëse, si dhe me pajisje ushtarake,” tha Nauseda për transmetuesin TV3.
Mes përpjekjeve të përshpejtuara diplomatike për t’i dhënë fund luftës, vendet perëndimore po diskutojnë mundësinë e dërgimit të paqeruajtësve në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.