UBT News

Lituania kërcënon të ndalojë përdorimin e naftës dhe gazit rus

Presidenti i Lituanisë thotë se vendi i tij është i gatshëm të ndalojë importin e naftës dhe gazit rus, duke iu bashkuar vendeve të BE-së që po planifikojnë të rrisin ndëshkimet ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

“Do t’i krijonte disa probleme, por këto probleme nuk do të jenë kritike”, deklaroi presidenti Gitanas Nauseda.

Lituania kishte rreth 63% të importeve të saj të naftës nga Rusia në vitin 2019.

Presidenti Nauseda tha se kjo shifër tani është zvogëluar pasi rafineria e saj e naftës ndaloi blerjen e naftës së papërpunuar ruse.

Vendet perëndimore goditën Moskën me sanksione në fund të muajit të kaluar lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, dhe ShBA-ja ka ndaluar importet e energjisë ruse, ndërsa Britania e Madhe po heq gradualisht importet e naftës ruse./UBTNews/

Exit mobile version