Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me fillim nga ora 20:00, palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë të finales së “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës.
Për ta siguruar finalen, Trepça e eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në seri, krahas Pejës e cila e eliminoi Yllin duke e mposhtur 3:1 në ndeshje.
Ndeshja e parë e serisë së finaleve do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa cilado skuadër që regjistron tre fitore e para shpallet kampione e Kosovës.
Më poshtë mund ta gjeni listën e lojtarëve të ftuar nga të dy klubet për ndeshjen e sotme:
KB Trepça: (Jamel Artis, Ken Brown, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Musab Malaj, Andrew Gordon, Will Daniels, Amin Hot, Drilon Hajrizi, Valdrin Haxhiu, Blend Mehana dhe Rinol Gashi)
KB Peja: (Brad Waldow, Jalen Tate, Arti Hajdari, Alban Veseli, Marvis Jefferson, Larry Thomas, Devoe Joseph, Samir Zekiqi, Albin Berisha, Arian Qallaku, Fatlind Shoshaj dhe Ermal Bojku)