Qumështi dihet se është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, i cili është një nga elementet më të rëndësishme të trupit tonë. Ky mineral i ndihmon trupit tonë në ruajtjen e eshtrave të fortë dhe të shëndetshëm të dhëmbëve, ndërsa po ashtu ndihmon përmirësimin e sistemit kardiovaskular dhe punës së muskujve.
Qumështi i ftohtë është mënyra më e mirë për të fituar kalciumin. Një gotë qumësht ka 300 mg kalcium. Mendoni për përzgjedhjen e qumështit të lopëve që ushqehen vetëm me bar, sepse një hulumtim ka treguar që ka ndikim të shkëlqyeshëm në shëndetin e zemrës.
Konsumimi i rekomanduar ditor te personat prej moshës 19-50 vjeç është 1000 mg. Adoleshentët, personat më të moshuar dhe femrat shtatzënë kanë nevojë për sasi të ndryshme të kalciumit. Megjithatë, çka nëse nuk jeni adhurues të qumështit?
Qumështi nuk është burimi i vetëm i kalciumit. Ju sjellim ushqimet, që janë të pasura me kalcium.
Lakra e gjelbër – Nuk keni nevojë për shtytje tjera të filloni të hani lakër të gjelbër. Një filxhan lakër përmban 90 mg kalcium. Kjo do të thotë që sallata me 3.5 filxhanë lakër të gjelbër ofron më shumë kalcium se një filxhan qumësht.
Portokajtë – Edhe pse ky agrum njihet si burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, një portokall përmban 6- mg kalcium.
Sardelet – 85g sardele të konservuara në vaj me eshtrat, përmbajnë 325 mg impresive për porcion, 33% të dozës së nevojshme ditore.
Qumështi i sojës – Ky është versioni alternativ i qumështit, i cili po ashtu ka 300 mg kalcium në një filxhan.
Qulli i tërshërës – Rekomandohet qulli i tërshërës për kafjall. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave, 35 mg qull tërshëre përmbajnë rreh 105mg kalcium.
Farat e susamit – 30 mg fara susami përmbajnë madje 280 mg kalcium, gati njëjtë si e tërë gota me qumësht.
Djathi – Produkt i qumështit, çka do të thotë që përmban edhe kalcium. Ka lloje të ndryshme të djathërave, ndërsa burimi më i mirë i kalciumit është djathi zviceran i cili në 30 mg ka 270 mg kalcium dhe “Mozzarela” që në 30 g ka 200 mg kalcium. Nëse jeni adhurues të parmezanit, lajm i shkëlqyeshëm është që vetëm 1 lugë parmezan përmban 70 mg kalcium.
Soja – Një filxhan sojë e zier, pa kripë, përmban 261 mg kalcium.
Bajamet – 30g bajame përmbajnë 80 mg kalcium, ndërsa ndihmojnë te zvogëlimi i peshës trupore, kolesterina dhe rregullimi i sheqerit të gjakut. Hani në sasi të moderuara, sepse janë të pasura me kalori dhe yndyra.
Salmoni – E dimë që salmoni është peshk ushqyes, i pasur me yndyra të shëndetshme e proteina. 85 mg salmon të konservuar në vaj me eshtra, përmban 181mg kalcium. Ekspertët rekomandojnë t’i hani edhe eshtrat.
Fasulja e bardhë – Vetëm një gjysmë filxhani fasule e bardhe përmban madje100 mg kalcium.
Jogurti – 225 g jogurt i payndyrshëm do t’ju sigurojë 415 mg kalcium, çka është më shumë se qumështi, përbën 42% të konsumimit të rekomanduar. Kini kujdes të hani jogurt të zakonshëm sepse me aroma të ndryshme përmbajnë sheqerna shtesë, që s’janë të shëndetshme.
Fiqtë e thatë – Nëse jeni ndieni nevojë për diçka të ëmbël, fiqtë e thatë janë zgjidhje e shkëlqyeshme. Vetëm 2 fiq të thatë kanë 55 mg kalcium, ndërsa po ashtu janë të pasur me fibra dhe hekur.
Rrepa e bardhë – Një filxhan me rrepë të bardhë të zierë përmban gati 200 mg kalcium. Nëse për drekë hani dy filxhanë rrepë, do të konsumoni më shumë se sa do të kishit konsumuar vetëm me një filxhan qumësht.
Rukola – Një filxhan rukola përmban 125 mg kalcium. Sallata që përbëhet nga 3 filxhanë rukola mbush 40% e nevojës ditore për kalcium.
Brokoli – Në listën e perimeve më të shëndetshme, përveç që ka dobi të shkëlqyeshme për organizmin, një filxhan brokoli i zier do t’ju sigurojë 180 mg kalcium.
Tofu – Një porcion tofu të fortë me sulfatin e kalciumit (kontrolloni në përmbajtjen e produktit) siguron rreth 250 mg kalcium.
Farat e lulediellit – 30 g fara luledielli kanë 50 mg kalcium, prandaj shijoni ngrënien e tyre. /UBT News/