Grupi The Monkees nuk ishin të famshmit e vetëm që kanë tërhequr vëmendjen e FBI-së ndër vite.
Meqenëse së fundi Micky Dolenz, i vetmi anëtar gjallë nga The Monkees, po padit FBI-në lidhur me një dosje rreth tij dhe kolegëve të tij, u shtua interesimi rreth të famshmëve të tjerë për të cilët FBI ka dosje.
The Monkees u hetuan nga FBI për aktivitete të supozuara rreth luftës kundër Vietnamit në vitin 1967 në lidhje me një koncert në të cilin ata shfaqën foto dhe mesazhe në shenjë proteste kundër konfliktit, sipas ankesës së paraqitur nga Dolenz.
Yje të tjerë që kishin gjithashtu dosje në lidhje me politikën përfshijnë këngëtarin e ndjerë John Denver, pastaj aktivisten e shurdhër dhe të verbër Helen Keller (e cila ishte një socialiste dhe konsiderohej e rrezikshme në fillim të shekullit të 20-të) dhe legjenden e bejsbollit Jackie Robinson (dosja e të cilit përmban informacion mbi punën e tij për të drejtat civile dhe dyshimin se ai mund të kanë pasur lidhje me një organizatë komuniste).
John Lennon dhe gruaja e tij Yoko Ono ishin gjithashtu subjekt i një dosjeje të FBI-së pasi The Beatle njihej mirë nga qeveria amerikane për qëndrimin kundër luftës.
Aktorja ikonë Marilyn Monroe kishte poashtu një dosje, pjesërisht për shkak të njërit prej bashkëshortëve të saj. FBI dyshoi se dramaturgu dhe skenaristi Arthur Miller, i cili ishte i martuar me Monroe nga viti 1956 deri në 1961, ishte komunist.
Reperët e ndjerë Christopher “Biggie Smalls” Wallace, i njohur gjithashtu si “The Nototrious B.I.G”, Tupac Shakur dhe Russell Tyrone Jones i njohur si “Ol’ Dirty Bastard”, të gjithë kishin dosje mbi ta.
Themeluesi i Apple, Steve Jobs, fitoi një dosje kur po konsiderohej për një emërim të mundshëm në Këshillin e Eksportit të Presidentit të SHBA-së në 1991.
FBI mblodhi dosjet për disa të famshëm jo për shkak të aktiviteteve të tyre, por për shkak të veprimeve të të tjerëve.
Dosja për këngëtaren e ndjerë, Whitney Houston, përfshin informacione mbi një tentativë të supozuar për zhvatje kundër saj dhe një vëmendje të madhe nga fansat, e cila përfshinte letra të shumta dhe kaseta të dërguara asaj.
Princesha Diana e ndjerë kishte dy dosje të shkurtra, njëra në lidhje me kërcënimet ndaj saj dhe Princit Charles kur ata ishin të martuar dhe tjetra në lidhje me çështjet e sigurisë që lidhen me udhëtimin e saj në 1989 në SHBA.
Ekziston një “deklaratë mohimi” në Bibliotekën e Aktit të Lirisë së Informacionit të FBI-së, e cila përmban disa nga dosjet që lidhen me figurat e kulturës pop. Sipas saj, “informacioni i gjetur në këto dosje mund të mos pasqyrojë më besimet, qëndrimet, opinionet ose politikat aktuale të mbajtura nga FBI”./UBTNews/