UBT News

Lisjeta Thaqi çon Kosovën në majat e paragllajdit botëror

Sporti ajror i Kosovës ka shkruar një faqe të re historie! Pilotja e jashtëzakonshme Lisjeta Thaqi arriti të renditet numër 1 në botë në kategorinë e femrave në paragllajding, duke vënë Kosovën në majat e skenës ndërkombëtare të këtij sporti.

Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale, por një fitore për gjithë komunitetin e aviacionit sportiv të Kosovës dhe për të gjithë ata që besojnë në punën e palodhur, disiplinën dhe ëndrrat e mëdha.

Triumfi i Thaqit erdhi nën udhëheqjen e trajnerit dhe rekordmenit botëror e evropian Fanol Shala, i cili ka ndërtuar një ekip kampionësh dhe ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit ajror në vend.

Nën ombrellën e Federata Aeronautike e Kosovës, arritja e Lisjeta Thaqit tregon se Kosova është një forcë serioze në paragllajdingun e precizionit dhe në garat ndërkombëtare.

Ky moment është një shkëlqim krenarie kombëtare: dëshmon se me pasion, punë dhe bashkëpunim, edhe vendet e vogla mund të arrijnë majat e botës.

Urime Lisjeta Thaqi – Kosova është krenare me ty!

Exit mobile version