Një lis ka rënë sot në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugë tek parku i qytetit, duke bllokuar njëkohësisht edhe qarkullimin e qytetarëve dhe të veturave.
Fatmirësisht, nga kjo fatkeqësi natyrore nuk është lënduar askush.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë për ekipet komunale të hortikulturës dhe Policia e Kosovës.
Si rrjedhojë, njëra pjesë e rrugës “Hamëz Jashari” në kryeqytet po qëndron e mbyllur deri në sanimin e dëmit.