UBT News

Lirohet përkohësisht regjisori iranian Rasoulof

Regjisori iranian i vlerësuar me çmime, Mohammad Rasoulof, i burgosur gjysmë viti më parë për shkak të protestave në lidhje me shembjen e një ndërtese, është liruar për dy javë për shkak të shqetësimeve shëndetësore, tha avokatja e tij të mërkurën.

50-vjeçari u arrestua më 8 korrik nën akuzat për nxitje të demonstratave që shpërthyen pas shembjes së një ndërtese gjatë muajit maj në qytetin jugperëndimor të Abadanit.

Pas tragjedisë, një grup regjisorësh iranianë në krye me Rasoulofin publikuan një letër të hapur duke denoncuar “korrupsionin, vjedhjen, joefikasitetin dhe represionin” dhe duke u kërkuar forcave të sigurisë “të heqin armët”.

“Burgimi i klientit tim është pezulluar për dy javë për arsye shëndetësore”, tha avokatja e tij, Maryam Kianersi për AFP, duke shtuar se ai u “lirua të shtunën”.

Avokatja shtoi se klienti i saj “tani ka dalë nga spitali dhe po shërohet në shtëpi”./UBTNews/

Exit mobile version