UBT News

Lirohet nga burgu pas 20 vitesh, traileri i filmit të ri të Sandra Bullock

AppleMark

Traileri i filmit “The Unforgivable” i Nora Fingscheidt është publikuar nga Netflix, përcjell UBT News.

Në trailerin e filmit të ardhshëm,“The Unforgivable” , luajnë aktorët e njohur si Sandra Bullock, Aisling Franciosi, Viola Davis, Vincent D’Onofrio, Rob Morgan, dhe Jon Bernthal.

Filmi sheh një Sandra Bullock, që luan personazhin e Ruth Slater, e liruar nga burgu pasi ka vuajtur një dënim për një krim të dhunshëm, e cila mundohet të rikthehet në një shoqëri që refuzon të falë të kaluarën e saj.

Duke u përballur me një sërë gjykimesh, shpresa e saj e vetme është gjetja e motrës më të vogël të larguar që u detyrua të linte pas.

Shikoni trailerin:

The Unforgivable | Sandra Bullock | Official Trailer | Netflix

Exit mobile version