Liridon Leci përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar për largimin nga pozita e trajnerit të KF Flamurtarit. Leci largohet nga kuqezinjtë e Prishtinës pas një periudhe dyvjeçare e gjysmë me klubin.
“Dua t’ju njoftoj që nga sot nuk jam pjesë e KF Flamurtarit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, presidentin, drejtorin dhe në veçanti futbollistët për periudhën dy vjet e gjysmë që kaluam bashkë. Flamurtari ishte aventurë e mirë për mua si trajner i ri, andaj i uroj shumë suksese këtij klubi në të ardhmen”, shkroi Leci në Facebook.