UBT News

“Liqeni i Dashurisë” në Dubai mahnit turistët

Dubai është një nga destinacionet më të kërkuara, meqë ka vende jashtëzakonisht të bukura që i magjepsin vizitorët. Çdo vit ka diçka ndryshe, që ju zë në befasi. Larg banesave të mëdha dhe qendrave tregtare, ka edhe shume atraksione natyrore.

E një vend tejet i bukur dhe mjaft romantik është “Love Lake/Liqeni i Dashurisë”. Ky vend u bë i njohur prej kur princi i Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed shpërndau një fotografi të këtij liqeni artificial, dhe që nga ajo kohë numri i vizitorëve veçse shtohet.

Nga lart mund t’i shihni dy zemra të ndërthurura me njëra-tjetrën, me një sipërfaqe prej 550 mijë metra katrorë.

Janë mbi 16 mijë pemë dhe bimë në parkun që rrethon Liqenin e Dashurisë. Degët e pemëve, shkurret dhe gjithçka është në formën e zemrës. Përveç florës edhe fauna është mjaft e pasur. Në këtë vend janë mbi 150 specie të zogjve duke përfshirë shqiponjat, rosat, mjellmat, fajkonjtë dhe flamingot./UBTNews

Exit mobile version