Ylli Lionel Messi mbajti premtimin. Ai nënshkroi në shpinën e një fansi të tij, i cili kishte bërë tatuazh figurën e Messit.
Tatuazhi shfaq Messin teksa po e mbante maicën e tij në Santiago Bernabeu gjatë El Clasicos, kur Barcelona e mposhti Real Madridin, në vitin 2017.
Messi e pa këtë tatuazh në Instagram. Pastaj ai komentoi në këtë postim duke thënë se i pëlqente tatuazhi dhe do të donte ta nënshkruante atë, kështu edhe e mbajti fjalën. Fansi e bëri tatuazh edhe nënshkrimin e tij.
Fansat e tij dhe Joan Laporta do të donin që Messi ta ruante këtë nënshkrim për Camp Nou, meqë kontrata e tij pritet t’i skadojë së shpejti./UBTNews