UBT News

Lionel Messi ende pa vendim për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi nuk ka konfirmuar ende nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 me Kombëtaren e Argjentinës.

Sipas mediave, përfshirë edhe gazetën sportive Ole, nuk ka garanci që 38-vjeçari do të jetë pjesë e turneut që mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Messi preferon të marrë vendimet “nga dita në ditë” dhe momentalisht është i fokusuar në ndeshjen kualifikuese ndaj Venezuelës, që zhvillohet më 5 shtator.

Burime pranë lojtarit theksojnë se vendimi do të jetë shumë personal dhe do të merret kur ai të ndihet gati. Për momentin, të gjitha shenjat tregojnë se Messi mund të jetë në listën e Argjentinës për Kupën e Botës 2026.

Trajneri i Kombëtares, Lionel Scaloni, dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, janë optimistë për pjesëmarrjen e Messit, ndërsa thuhet se ideja ka përkrahjen edhe të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Exit mobile version