UBT News

Lindsay Lohan thotë se do të donte që të kishte pasur rrjete sociale në fillimin e karrierës së saj

Pavarësisht se rrjetet sociale kanë shumë dobësi, Lindsay Lohan do të dëshironte që ajo ta kishte këtë mjet në dispozicion në ditët e para të karrierës së saj.

Aktorja e “Prent Trap”, 36, tha për Cosmopolitan se ka “tejet shumë” rrjete sociale në ditët e sotme, por pranoi se do ta kishte lejuar atë të kontrollonte “narrativën” sipas kushteve të saj.

“Kur fillova në biznes, asnjëri prej nesh nuk kishte ndonjë mënyrë se si të kontrollonim narrativën tonë. Kishte foto paparacësh dhe më pas njerëzit i pranonin ato”, tha ajo për median.

“Kështu që unë mendoj se është vërtet mirë që në këtë kohë dhe epokë, njerëzit mund të thonë se kush janë dhe kush duan të jenë. Dhe unë e admiroj dhe e vlerësoj atë. Jam pak xheloze sepse nuk e kam pasur këtë”.

Ylli i “Mean Girls”, i cila ishte vetëm 12 vjeç kur u vu në qendër të vëmendjes, preku gjithashtu aspektet negative të mediave sociale, si ngacmimet, llogaritë false e të tjera.

Lohan tani banon në Emiratet e Bashkuara Arabe me bashkëshortin e saj, Bader Shammas.

Aktorja u transferua në Dubai me bashkëshortin e saj në një përpjekje për të filluar nga e para pas jetës së saj personale tejet skandaloze.

Dyshja u martuan në korrik të këtij viti./UBTNews/

Exit mobile version