Ditët e vajzës së keqe janë tashmë një kujtim i largët për Lindsay Lohan, e cila pas disa betejave të ligjore dhe personale rreth një dekadë më parë tani shkon me vendosmëri drejt altarit. Bashkëshorti i ardhshëm quhet Bader Shammas, dhe deri më tani nuk ishte shfaqur asnjëherë në rrjetet sociale të aktores.
Lohan është në qiellin e shtatë dhe nuk duhen shumë fjalë për të përshkruar atë që ndjen. Aktorja Lindsay Lohan njoftoi se është fejuar me Bader Shammas në një seri fotosh të këndshme në Instagram së bashku me unazën e bukur të fejesës që mban në gisht…
“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, shkruan ajo në Instagram duke postuar një galeri të saj dhe të dashurit duke u përqafuar. Dihet pak për burrin misterioz që e pushtoi.
Sipas burimeve të brendshme, të dy kanë qenë një çift i qëndrueshëm prej disa vitesh dhe Bader nuk ka asnjë lidhje me Gossip dhe argëtimin. Ai punon në botën e financave, duke menaxhuar asetet e klientëve të pasur. Të qënit e rezervuar ishte një dhuratë nga perëndia për Lohanin, e cila pas një jete të trazuar tashmë duket se ka gjetur ekuilibrin.