Lily Collins një herë kishte bërë një përpjekje t’i rrëmbejë një buqetë me lule Princeshës Diana kur ishte e vogël, këtë gjë e zbuloi ajo në episodin e së martës “The Late Late Show With James Cordon”.
“Keni ndonjë kujtim të këtij momenti?” Cordon pyeti aktoren, që shihet si një bebe në foto me prindërit e saj dhe të princeshën e ndjerë.
“Kjo është nëna ime dhe babai im dhe unë dhe është në një ngjarje të Prince’s Trust dhe unë po i jap lule Dianës, por kur ajo u afrua t’i merrte, unë u përpoqa t’i tërhiqja”, tregoi aktorja e njohur e “Emily in Paris”.
Dhe rezulton se marrëdhënia e diskutueshme e Collins me familjen mbretërore nuk përfundoi këtu! Ajo gjithashtu tregoi se kur ishte fëmijë ajo hodhi një objekt në kokë të ish-bashkëshortit të Dianës, Princit Charles.
Ajo shpjegoi se kishte qenë shumë shpesh rreth familjes mbretërore, sepse babai i saj muzikant ishte i përfshirë në përpjekjet e tyre bamirëse./UBTNews/