UBT News

Lille ndërpren ecurinë e gjatë të Milan pa humbje

Skuadra nga Italia, AC Milan, ka pësuar humbje nga Lille, në San Siro, në kuadër të Europa League.

Skuadra kuqezi kishte një ecuri të gjatë pa humbje, duke regjistruar 24 ndeshje radhazi pa gjetur humbjen, teksa mbrëmë, Lille tregoi karakter të lartë në fushë, duke i shënuar 3 gola.

Turku Yazici, shkëlqeu duke shënuar hattrick, një gol në minutën e 23-të, një në minutën e 55-të dhe një në të 58-tën, duke i dhënë Lille-s 3 pikë shumë të rëndësishme dhe Yazici një hattrick të paharruar.

Pas këtij triumfi, Lille mbetet në pozitën e parë në tabelë, teksa Milan mbetet në të dytën me një pikë më pak se Lille, teksa javën e ardhshme do të kemi edhe një përballje të ngjashme, por kësaj radhe në qytetin francez./UBTNews

Exit mobile version