UBT News

“Ligji për festat zyrtare të ndryshojë sa më shpejt”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që sa më parë të ndryshojnë Ligjin për festat zyrtare.

Sipas tij, nuk ka kuptim që të humben 10 ditë pune, vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë.

“Uroj që ‘vikendi’ i sapopërfunduar të jetë alarmi i fundit për çoroditjen që e kemi në kalendarin e festave zyrtare. Ligji për festat zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejtë që është e mundur. Nuk ka kuptim që brenda vitit të humben mbi 10 ditë punë vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë”, ka shkruar ai në Facebook.

Uroj qe “vikendi” i sapoperfunduar te jete alarmi i fundit per çoroditjen qe e kemi ne kalendarin e festave zyrtare….

Posted by Berat Rukiqi on Tuesday, May 4, 2021

Me këtë ligj, në Kosovë janë 11 festa zyrtare./UBTNews

Exit mobile version