Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar një ligj të ri në Teksas që ndalon abortin qysh në gjashtë javë dhe u zotua të mbrojë të drejtat kushtetuese të grave.
Ai tha se ky ligj shkel haptazi të drejtat dhe do të dëmton ndjeshëm qasjen e grave në kujdesin shëndetësor.
Ligji për ndalimin e abortit erdhi pas zbulimit të asaj që aktivistët kundër abortit e quajnë rrahje zemre të fetusit, në një pikë kur shumë gra nuk e dinë që janë shtatzënë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
I ashtuquajturi “Akti i Rrahjeve të Zemrës” i jep çdo individi të drejtë të padisë mjekët që kryejnë një abort pas pikës gjashtë javore.
Mjekët dhe grupet e të drejtave të grave kanë kritikuar rëndë ligjin, i cili është një nga më kufizuesit në vend.