UBT News

“Lightyear” ndalohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Filmi i animuar i Disney dhe Pixar, “Lightyear”, është ndaluar nga kinematë në Emiratet e Bashkuara Arabe, thanë zyrtarët të hënën.

Në film shkëmbehen puthje mes gjinisë së njëjtë, por Zyra e Rregullatorit të Mediave të Emirateve të Bashkuara Arabe nuk dha arsye specifike për vendimin. Nga departamenti vetëm u tha që filmi u ndalua për shkelje të standardeve të përmbajtjes mediatike.

Ky vendim vjen vetëm gjashtë muaj pasi Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se do të ndalojnë censurimin e publikimeve kinematografike.

Filmi do të lansohet më 16 qershor./UBTNews/

Exit mobile version