Bordi i Ligës Unike ka marrë vendim sot që Granit Rugova të marrë postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të kësaj gare.
Aktualisht, Rugova është drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës ku edhe e ka përfunduar programin “Time Out 2.0” nga FIBA.
Përvoja e Rugovës do të ndihmojë Ligën Unike që të vazhdojë funksionimin sipas marrëveshjes që nga themelimi.
Liga Unike bashkon klubet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, kurse në këtë edicion ka filluar edhe në konkurrencën e femrave.
Ish-basketbollisti i cili ka fituar shumë trofe në karrierën e tij do të fillojë punën menjëherë me klubet dhe partnerët në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit.