Drita e Gjilanit ka nisur mbarë sezonin historik të klubit gjilanas në Ligën Konferenca duke luajtur baras në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj skuadrës finlandeze KuPS.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Tammela në Tempere të Finlandës, me kapacitet prej tetë mijë ulësesh.
Polaku Piotr Parzyszek solli KuPS në epërsi në minutën e 74-të, pas asistimit nga Voutilainen.
Skuadra gjilanase u rikthye në lojë me golin e Albert Dabiqajt në minutën e 80-të, pas asistimit të Blerton Shejit.
Njëherësh Dabiqaj shënoi golin historik për Dritën në Ligën Konferenca pasi ky është goli i parë i skuadrës gjilanase në debutimin e saj në këtë ligë, e cila ka 36 ekipe evropiane,/S.K/KP/