Dy ekipet kosovare që ende janë pjesë e garave evropiane në këtë edicion, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast të kualifikimit në play-off të Ligës së Konferencës.
Ballkani nëse kalon me sukses dy sfidat me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, në play-off do të përballet me humbësin e duelit të rrethit të tretë të Ligës së Evropës Lincoln Red Imps-Dinamo Minsk.
Ndërsa, Drita nëse kalon me sukses Auda nga Letonia, në play-off përballet me fituesin e ndeshjes Legia Varshava-Brondby.