UBT News

Liga e Kombeve, spikat derbi mes Gjermanisë dhe Anglisë

Kualifikimet në Ligën e Kombeve vazhdojnë edhe sot, do të kemi disa ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm zhvillohet nga ora 18:00, Kombëtarja e Finlandës pret në shtëpi atë të Malit të Zi.

Ndërkaq, me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante, prej të cilave spikat ajo mes Gjermanisë dhe Anglisë.

Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes Italisë dhe Hungarisë, të dy këto kombëtare gjenden në të njëjtin grup me Gjermaninë dhe Anglinë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve e gjeni më poshtë.

Liga A Grupi 3

20:45 Gjermania – Anglia

20:45 Italia – Hungaria

Liga B Grupi 3

18:00 Finlanda – Mali i Zi

20:45 Bosnja dhe Hercegovina – Rumania

Liga C Grupi 1

20:45 Ishujt Faroe – Luksemburgu

20:45 Lituania – Turqia

Exit mobile version