Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, do të paraqitet të premten në një konferencë për media në të cilën do të flas për ndeshjet e muajit qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
“Ju njoftojmë se nesër (e premte) në orën 14:00 në hotel “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League”, tha FFK në njoftim.
Po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës nesër i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. Stërvitja e parë mbahet në orën 10:30, derisa stërvitja e dytë në orën 17:30.
Sfidën e parë Kosova do ta zhvillojë më 2 qershor kundër Qipros në udhëtim, pastaj më 5 qershor me Greqinë në shtëpi dhe me 12 qershor sërish me Greqinë por si mysafir. /UBTNews/