Liga e Kombeve ka vazhduar me ndeshje edhe sonte, ku spikatën ato të Ligës A, në grupet 2 dhe 3.
Në grupin 2, ka qenë Belgjika që ka marr një fitore të lehtë ndaj Islandës me rezultat 5-1.
Belgët ishin në fillim në disavatazh, pasi Holmbert Aron Fridjonsson gjeti rrjetën i parë për 1-0.
Belgjika u kthye në lojë dhe shënoi pesë herë. Axel Witsel, Michy Batshuayi dy herë, Dris Mertens dhe Jeremy Doku, shënuan në këtë fitore të thellë.
Në këtë grup ndeshje zhvilloi edhe Anglia që nuk arriti të marr më shumë se një barazim pa gola si mysafir i Danimarkës.
Tani Belgjika ka 6 pikë, Anglia katër , Danimarka një, ndërsa Islanda pa pikë.
Në grupin 3 u zhvilluan dy ndeshje tjera interesante. Franca fitoi ndaj Kroacisë me rezultat 4-2 në një ndeshje ku nuk munguan rikthimet.
Në ndeshje tjetër, Portugalia e mposhti Suedinë me rezultat 2-0, me të dy golat e Ronaldos.
Portugalia dhe Franca kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Suedia dhe Kroacia pa pikë në këtë grup. /Telegrafi/